Mercedes-Benz E-Class i ri 2020 spiunohet gjatë testimit

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Mercedes-Benz E-Class i ri pritet të lansohet si model i vitit 2020.

Ai tashmë është spiunuar gjatë testimit, transmeton koha.net.

Në këto fotografi shihet E-Class i ri, i cili duket të jetë përshtatur me fytyrën më të re të Mercedesit, sikurse A-Class e CLS-Class të ri.

Përderisa eksterieri i tij duket se do të ketë ndryshime të vogla, E-Classi pritet të marrë përditësime të mëdha në interierin e tij si dhe të motorëve.

Duket se Mercedes-Benz E-Class i ri do të debutojë në 2019-ën ndërsa shitjet e tij pritet të fillojnë gjatë po atij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme