Mjekra e dyfishtë, si ta “luftoni”?

Prishtinë | 10 Pri 2024 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Një fytyrë e relaksuar, e çlodhur dhe e freskët është pikësynimi i të gjitha grave. Por ne nuk mjaftohemi vetëm me kaq, pasi duam edhe vëllime harmonike të fytyrës dhe tonifikim të saj. Të paktëm vitet e fundit kërkesat në fushën e kirurgjisë janë fokusuar tek një fytyrë që të tregon më të dobët dhe më të vogël në moshë.

Qafa dhe mjekra janë dy zonat që nxjerrin në pah problemet e moshës apo të peshës.

Mjëkra e dyfishtë është një nga “hallet” kryesore pasi kemi të bëjmë me një akumulim dhjami ose formimi n e një lloj qeseje pikërisht nën mjekër që ndryshon konturet e fytyrës. Një akumulim i tillë shkaktohet kryesisht nga një faktor trashëgues, qëmund të çojë në formimin e një mjekër të dyfishtë edhe në moshë të re. Por edhe nga disbalancat hormonale, mbajtja e ujit apo shtimi në peshë.

Më shumë se trajtime, kërkohet një ri-formësim i fytyrës.

Është rritur shumë dëshira për ndërhyrje të vogla që ripërcaktojnë vëllimet e konturit të fytyrës. Por me një kërkesë të veçantë: rezultati duhet të jetë sa më i natyrshëm.

Në fakt, nëse në SHBA tendenca është për të krijuar “fytyrën e vajzës së pasur”, një tendencë e përhapur gjerësisht në moshat e reja për shkak të influencës që kanënga VIP-at, në vendet e Evropës Perëndimore, ekspertët përpiqen të rrisin karakteristikat e personave, nga bukuria natyrale.

Lloje të ndryshme fillerash kundër mjekrës së dyfishtë

Trajtimet më të përhershëm që ndihmojnë në rigjenerimin e qafës dhe fytyrës, por edhe të dekoltesë, janë fillerat, që rikthejnë formën e duhur, reduktimin e rrudhave, përfshirë rrudhat e shprehisë së fytyrës apo eleminimin e defekteve të vogla.

Filleri është ndër tendencat e momentit për të ripërcaktuar formën e mjekrës, veçanërisht acidi hialuronik. Acidi hialuronik është një aleat i çmuar i lëkurës për hidratim të thellë dhe të zgjatur me kalimin e kohës, veçanërisht në zonat e ekspozuara ndaj faktorëve mjedisorë si fytyra, qafa, dekolteja, duart. Pork y acid ku lejon edhe të modeloni profilin dhe zonën e mjekrës, duke rritur tiparet, duke i dhënë harmoni ovalit të fytyrës dhe duke rivendosur përmasat e duhura. Rezultati është një lëkurë që duket jo vetëm më e ushqyer, kompakte, e shndritshme, por edhe një fytyrë me një pamje më të freskët dhe të rinovuar pa operacion.

Ushtrimet e fytyrës për mjekrën e dyfishtë

Jo vetëm me fillera. Në të vërtetë, mjekra e dyfishtë mund të luftohet, ose të paktën të reduktohet edhe në shtëpi me gjimnastikën e fytyrës. Për shembull, duke bërë “ushtrimin e puthjes”: d.m.th., ulur në divan, me këmbët në tokë, kurrizin, kokën dhe qafën drejt, ju shtrini buzët përpara si kur jepni një puthje, duke mbajtur pozicionin për 10 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim të paktën 10 herë, duke e kthyer kokën herë majtas e herë djathtas.

Kujdesi për lëkurën

Është gjithashtu thelbësore të zgjidhni kujdesin e duhur të lëkurës që ndihmon për mbajtjen në formë të kësaj zone.

Në veçanti, vitamina E është kryesorja për të shmangur plakjen e lëkurës, pasi ju ndihmon të keni një lëkurë elastike dhe të tonifikuar. Thelbësor është edhe kolagjeni, prodhimi i të cilit reduktohet rreth moshës 30 vjeçare.

Të ngjashme