Mos qëndroni tërë ditën ulur

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 23:03 | Nga Ekonomia Online

Nëse çdo ditë kaloni tetë orë ulur, ajo mund të ketë efekt shumë të keq në shëndetin tuaj.

Studimet e fundit kanë treguar se ushtrimet e rregullta nuk mund të kompensojnë dëmin e shkaktuar nga qëndrimi ulur për tetë orë.

Në anketën për “National Health and Nutrition Examination” morën pjesë 3626 të rritur, në të cilën hulumtuesit nëpërmjet monitorit kanë ndjekur lëvizjet e tyre gjatë gjithë ditës.

Tre vjet pas studimit, hulumtuesit kontrolluan të dhënat e pjesëmarrësve të vdekur. Ata donin për të zbuluar nëse të qëndruarit ulur ka ndikuar në vdekje të parakohshme për pjesëmarrësit e studimit.

Për të arritur në përfundim, kanë hulumtuar se si të anketuarit kanë kaluar kohën e tyre të lirë (në mënyrë aktive ose pasive).

Dhe sipas tyre ajo çfarë mund të bëni për shëndetin tuaj është që të ecni çdo orë për rreth dy minuta, pasi kjo do të reduktojë në 33% rrezikun e vdekjes së parakohshme se sa tek ata të cilët vetëm rrinë ulur gjithë ditën.

Pasi që studimi ishte një formë vëzhgimi, studiuesit nuk kanë ndikuar në sjelljen e të anketuarve, prandaj nuk mund të pretendojnë me siguri se ecja për çdo orë për disa minuta zvogëlon rrezikun e vdekjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme