Shndërroni hobin tuaj në një biznes

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 20:15 | Nga Ben Warnick

Ndërmarrësit të cilët janë ambiciozë duhet të marrin në konsideratë se sa janë të gatshëm të sakrifikojnë për të bërë pasionin e tyre një profesion.

Ne të gjithë kemi dëgjuar thënien e famshme ‘’Zgjedhni një punë të cilën e doni, dhe nuk do të keni nevojë të punoni asnjë ditë në jetën tuaj’’. Por, përderisa ka një dallim të madh në mes të asaj që bëjmë çfarë duam dhe për të fituar jetesën, kjo mund të jetë më e lehtë për t’u thënë se sa për t’u bërë. Me shumë njerëz duke kërkuar mënyra për të shndërruar hobit dhe pasionet e tyre në karriera përfituese, fenomeni i ‘’ndërmarrësisë sipas hobit’’ ilustron këtë nocion shumë mirë.

Puna dhe hobit në mënyrë natyrale qëndrojnë në vende të ndryshme të spektrit motivues. Ne shkojmë të punojmë për të fituar jetesën dhe praktikojmë hobit tanë në kohën tonë të lirë, kryesisht për kënaqësi të brendshme. Por sërish, duke studiuar Panel Study of Entrepreneurial Dynamics II, një mostër përfaqësuese e ndërmarrësve të rinj në Shtetet e Bashkuara, na tregon se afër 26 përqind e ndërmarrësve të Shteteve të Bashkuara filluan bizneset të cilat lindën nga hobit.

Shumë prej kompanive më të admiruara të botës filluan me pasionin për një hobi. Bashkë-themeluesi i Microsoft Bill Gates, njeriu më i pasur në botë sot, ishte i magjepsur me programet e kompjuterit në moshën 13 vjeçare kur bëri programin e tij të parë kompjuterik, lojën tic-tac-toe. Bashkë-themeluesit e Apple Steve Jobs dhe Steve Wozniak bashkuan admirimin e tyre për teknologjinë si anëtarë të ‘’Homebrew Computer Club’’, me kompjuterët e tyre të parë, Apple I dhe Apple II, në fillim i dizajnuan ata si një hobi pa pasur qëllim të përfitojnë. Qartë, këta shembuj të ndërmarrësve të cilët në mënyrë të suksesshme fituan para nga hobit e tyre janë përjashtime në vend të rregullave.

Shpeshherë, hobistët kalojnë në ndërmarrësi jo sepse dëshirojnë të jenë ndërmarrës, por për shkak se është një mjet që ata të ndjekin pasionin e tyre. Etimologjia e ‘’pasionit’’ ka rrënjë në fjalën Latine pati ose ‘’vuajtje’’. Edhe pse hobistët të cilët bëhen ndërmarrës duket se përfitojnë duke kombinuar punën dhe kohën e lirë, një rrugë e tillë e karrierës kërkon sakrificë domethënëse. Me këtë në mendje, ndërmarrësit ambicioz duhet të marrin në konsideratë se sa janë të gatshëm të sakrifikojnë për të shndërruar pasionin e tyre në profesion.

Për të parë se a është kjo rruga e duhur për ju, bëjani vetes këto tri pyetje para se të shndërroni hobin tuaj në biznes:

Sa para duhet të bëni?

Pavarësisht se a jeni beqarë, të martuar apo mbani një familje, mendoni për shpenzimet e jetesës gjithashtu edhe nevojën tuaj për autonomi financiare. shumica e ndërmarrësve nuk lënë punën e tyre për të ndjekur biznesin e tyre fillestar menjëherë. Nëse keni të ardhura stabile për të mbuluar obligimet financiare, ju mund të preferoni të ndiqni biznesin e lidhur me hobi, duke e përballuar lirinë për të shijuar hobin dhe për të zbuluar potencialin e tij në treg pa presionin e mbështetjes së tij në një burim domethënës të të ardhurave. Përderisa rrisni angazhimin tuaj ndaj biznesit të lidhur me hobi dhe kur të fillojë të prodhojë të ardhura, merrni në konsideratë ekuilibrin financiar që duhet të bëni. Nëse paraja nuk është një problem i madh dhe ju keni një rrjet të sigurtë financiar për t’u kthyer kur shitjet janë të ulëta, ju mund të jeni në gjendje të rrisni këtë angazhim më shpejtë.

Sa fleksibilë jeni?

Me fjalë tjera, sa jeni të gatshëm për të ndërruar metodën e hobit tuaj për t’u përshtatur me kërkesat e tregut? Duke praktikuar hobin tuaj, ju po krijoni vlera për veten tuaj në terme të kënaqësisë së brendshme që ai ofron. Por , për të drejtuar një biznes të dobishëm, ju duhet të krijoni vlera për të tjerët, për konsumatorët tuaj. A ofron vlera hobi juaj për konsumatorët të cilët janë të gatshëm dhe në gjendje të paguajnë? Shumë ndërmarrës hobistë përjetojnë një ndarje në mes të kënaqësisë së hobit dhe punës së tyre në biznes për shkak se paraja bëhet një faktor më i madh. Nëse drejtimi dhe zhvillimi i biznesit po ju huton nga pasioni juaj origjinal, mund të jetë gjë më e mençur t’ua ngarkoni detyrat punonjësve, bashkë-pronarëve dhe tjerëve profesionistë.

A jeni të përgatitur për reagime negative?

Duke ndarë hobin tuaj me pjesën tjetër të botës, ju ftoni edhe reagime pozitive edhe negative, për veten, për kompetencën dhe për biznesin tuaj. Ndërmarrësia përfshin emocione të ndryshme, dhe është e lehtë të kapeni në ato ‘’të lartat’’. Por, sigurohuni se jeni gjithashtu të hapur ndaj përjetimit të ‘të ulurave’ dhe menaxhimit te ndikimit të tyre në kënaqësinë e hobit tuaj.

Ndërmarrësia në bazë të hobit nuk është rruga e duhur për të gjithë. Është një thikë me dy tehe, ka potencialin ose për të përkrahur ose për të shkatërruar pasionin për atë. Për disa, nisja e një biznesi mund të mos jetë mundësia më e mirë, ju paguheni për atë që doni ose përfundon duke larguar fokusin tuaj nga një aktivitet të cilin më me dëshirë do t’a praktikonit për kënaqësi.

Kështu që në vend se të hidheni menjëherë dhe të merrni një qasje ‘’gjithçka ose asgjë’’, provoni të shkoni ngadalë drejt atij. Vazhdoni të praktikoni atë që e doni, jini modestë dhe perceptues ndaj reagimeve përgjatë rrugës. Në fund, ju mund të kuptoni se tashmë keni marrë hapat drejt fillimit të biznesit dhe paraja në mënyrë natyrale do të hyjë në ekuacion. Por, nëse biznesi përfundon duke ju larguar nga ajo që e doni dhe nuk e shihni më si kënaqësi, merrni në konsideratë t’i mbani ato dyja të ndara. (Entrepreneur)

*Autori është asistent i profesorit të ndërmarrësisë dhe menaxhimit strategjik në Departamentin e Menaxhmentit, Sistemit të Informatave dhe Ndërmarrësisë në Universitetin e Washington Carson College of Business. Studimi i tij fokusohet në pasion dhe motivim të ndërmarrësisë, duke përfshirë ndërmarrësit të cilët gjetën biznese të lidhura me hobit ose pasionet e tyre. Ai fitoi doktoratën e tij në ndërmarrësi dhe menaxhment strategjik nga Indiana University Kelley School of Business.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme