Shpëlarësit e gojës mbrojnë nga Coronavirusi

Prishtinë | 03 Kor 2023 | 22:58 | Nga Ekonomia Online

Shpëlarësit e gojës kanë potencialin për të na mbrojtur kundër Covid-19, pasi vrasin virusin përpara se të infektojë qelizat njerëzore.

Kështu thuhet në një studim të ri nga Universiteti i Kardifit, shkruan Daily Mail. Studimi i tyre është mbështetur nga shkencëtarë në Kanada, SHBA dhe Spanjë.

Coronaviruset i përkasin kategorisë së ‘viruseve të mbështjella’ që do të thotë se janë të mbështjellë nga një shtresë yndyrore, e cila është e ndjeshme ndaj kimikateve të caktuara.

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë thonë se larja e gojës mund të shkatërrojë shtresën që mbështjell virusin, duke parandaluar përsëritjen e tij në gojë dhe fyt.

Shkencëtarët thonë se ekziston një nevojë urgjente për të testuar efektivitetin e larjes së gojës.

OBSH ka thënë se nuk ka prova se shpëlarësi është i suksesshëm në mbrojtjen e njerëzve nga infeksioni i coronavirusit të ri.

Të ngjashme