Si ta mbani një lëkurë të shëndetshme, kujdesi gjatë verës

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 03:26 | Nga Ekonomia Online

Lëkura është organi më i madh i njeriut, që është në kontakt të drejtpërdrejtë me faktorët atmosferikë, më I riskuari ndaj traumave, djegieve etj.

Lëkura mundëson mbrojtjen nga rrezatimi ultraviolet, shërben si pengesë ndaj mikrobeve e baktereve, parandalon humbjen e shumtë të ujit dhe lëngje të tjera, ndihmon në kontrollin e temperaturës së trupit, ndihmon në përftimin e vitamins D dhe shumë funksione të tjera të rëndësishme jetike.

Stina e verës po afron, orët me diell po shtohen dhe lëkura është e riskuar nga dëmtimet e rrezatimeve ultraviolet të diellit. Lëkura më e ekspozuar në diell është lëkura e fytyrës, kokës, qafës dhe e krahëve. Grupmoshat më të predispozuara nga këto dëmtime janë nga 0 deri 10 vjeç dhe mbi moshën 60 vjeç.

Lëkura sipas ngjyrës (pigmentimit) klasifikohet në gjashtë tipe.

Ne shqiptarët, si gjithë mesdhetarët karakterizohemi nga lëkura e tipit të parë dhe të
dytë, që janë dhe tipet më të riskuara dhe më të pambrojtura nga rrezatimi ultraviolet A (UVA) dhe ultraviolet B (UVB). UVA është rrezatimi me gjatësi vale 290-320 nm (nanometër) dhe UVB rrezatim me gjatësi vale 320-400 nm. Lëkura
është e përbërë nga tre shtresa: Shtresa e sipërme (Epiderma), shtresa e mesme (Derma) dhe shtresa e thellë (Indi subkutanoz).

Nga rrezatimi ultraviolet lëkura jonë, sidomos epiderma është e riskuar të preket nga disa tumore beninjë, premalinjë dhe malinjë, që për profilaksi ose parandalim gjatë periudhës së verës duhet të respektojmë këto këshilla:

• Duhet të shmangim qëndrimet e gjata në diell (sidomos grupmoshat e lartpërmedura).

• Nuk duhet të ekspozohemi në diell nga ora 10 deri në orën 16.

• Të përdorim krem anti UVA dhe anti UVB nga 20 deri 50+ SPF (Sun Protection Factors)

• Veshja të jetë me ngjyra sa më të çelura drejt ngjyrës së bardhë… etj.

Por më i rëndësishëm është ekzaminimi i lëkurës me dermatoskop nga mjeku dermatolog. (spitaliamerikan.com)

Të ngjashme