Si të parandaloni djersitjen e tepërt gjatë verës

Prishtinë | 19 Kor 2023 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Reduktoni kafeinën – Kafeina stimulon sistemin nervor qendror i cili aktivizon gjëndrat e djersitjes. Kështu që sa më shumë kafeinë konsumoni, aq më shumë do të djersini.

Mos u mbështetni te deodorantët – Përderisa një deodorant do ta mbulojë një erë të keqe, një antiperspirant është ai i cili në të vërtetë do t`ju ndaloj së djersituri. Kjo për shkak se antiperspirantët përmbajnë kripëra alumini, të cilat i mbyllin gjëndrat e djersëve dhe e pakësojnë djersën e cila kalon nëpër trup. Ekspertët e dermatologjisë këshillojnë të përdoret dy herë në ditë, dhe njëherë natën.

Konsumoni më pak ushqim djegës – Ashtu sikurse kafeina, ushqimet e pikante aktivizojnë neurotransmetuesit e trurit, duke ju shkaktuar kështu të djersini më shumë. Capsaicin është një kimikal i gjetur në speca të djegës që të bënë të djersitesh.

Ndërroni veshjet – Nëse do të qëndroni për një kohë të gjatë jashtë, vishni diçka të pambuktë. Rrobat e stërvitjes që absorbojnë djersët, gjithashtu mund tju ndihmojnë të qëndroni të thatë, dhe pa djersë. Nëse keni këmbë që mbajnë erë dhe djersijnë shpejt, mos mbathni këpuce të mbyllura pa çorape. Këpucët nuk ta largojnë djersën, ato janë vend i errët dhe me lagështi që krijon një vend perfekt për bakterie që mbajnë erë dhe vetëm sa i bënë të shumohen.

Pini sa më shumë ujë – Tharja e lëngjeve të trupit mund të na shfuqizojë dhe të ndjejmë lodhje. Dy gota me ujë do të ndihmojnë që të përmirësojmë situatën. Pirja e ujit në sasi të mjaftueshme është tretmani më i mirë i mbajtjes së lëngjeve. Kur trupi ka më pak ujë e konsideron këtë si sinjal për mbijetesë dhe fillon të mbajë edhe pikën më të vogël. (spitaliamerikan.com)

Të ngjashme