Ushqyerja me qumështin e nënës, e pazëvendësueshme

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Nuk duhet të harroni që ushqimi më i mirë për beben tuaj është qumështi i nënës.

A duhet ushqyer me gji bebja që sapo lind?

Sa më shpejt të fillojë dhënia e gjirit, aq më shpejt dhe me shumicë vjen qumështi i nënës. Për këtë arsye nënat pas lindjes normale duhet të fillojnë të japin gji që në tavolinën e lindjes. Nënat që lindin me operacion cezarian duhet të japin gji që pa u zgjuar plotësisht me ndihmën e dikujt tjetër.

Ditët e para, sasia e qumështit të nënës është e pakët. A është normale kjo?

Qumështi i gjirit ditët e para është i pakët. Për disa ditë prodhimi i qumështit arrin pikën maksimale dhe plotëson gjithë nevojat e bebes.

Prof. Dr. Musa Kazım Çağlar shpjegon se bebet lindin me një rezervë energjie dhe uji që mjafton për 3-4 ditë.

“Për këtë arsye, bebes nuk i duhet dhënë ujë, ujë me sheqer, mama apo ushqime të ngjashme në ditët e para, meqë qumështi i nënës është i pakët”.

Nëse fëmijës i jepen ushqime shtesë veç qumështit të nënës në orët dhe ditët e para, ai thith më pak gjirin e nënës dhe prodhimi i qumështit ulet. Është e gabuar të presësh prodhimin e qumështit të gjirit pa dhënë gji dhe gjatë kësaj kohe ta ushqesh beben me ushqime shtesë.

Në mënyrë që qumështi i nënës të jetë i shumtë dhe për një kohë të gjatë, bebet pas lindjes nuk duhet të marrin asnjë ushqim tjetër përveç qumështit të nënës. Duhet këmbëngulur në dhënien e qumështit të gjirit. Sasia e qumështit rritet pas lindjes në ditët 3 dhe 4.

Prandaj, jepini gji bebes tuaj pa u shqetësuar dhe me durim”, porosit Çağlar.

A është i rëndësishëm qumështi i nënës?

Pas lindjes, qumështi që vjen 3-4 ditët e para dhe që është i pakët, quhet “qumështi i parë” ose në gjuhën shkencore “kolostrum”. Ky qumësht ka veti të ruajë beben nga shumë sëmundje të shkaktuara nga mikrobet e ndryshme.

Bebet duhet ta marrin patjetër këtë qumësht. Hedhja dhe mosdhënia e këtij qumështi fëmijës sipas besëtytnive të vjetra është gjëja më e keqe që i bëhet bebes.

Të ngjashme