Liga Arabe nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj Ahmed Aboul Gheit, e ka dënuar vendimin e Kosovës dhe të Serbisë për të hapur Ambasadat e tyre në Izrael.
Nëpërmjet një deklarate të dhënë sot Gheit tha se ky vendim duhet të shpallet i pavlefshëm
Sipas tij ky vendim është në kundërshtim me vendimin e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit.
Sekretari i Ligës Arabe vendet janë të ndaluara të vendosin Ambasadat e tyre sepse siç deklaron ai Jerusalemi është vend i okupuar, raporton Israelnationalnews.