Liga e Kampionëve do të pësojë ndryshime të mëdha

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Sa i përket vëmendjes që merr nga tifozët e futbollit, Liga e Kampionëve e UEFA-s është gara më e madhe dhe më e famshme në botën e futbollit. Që shumë vite, kjo garë e ka mbajtur të njëjtin format, mirëpo gjërat pritet të ndryshohen në të ardhmen.

The Times raporton se Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) do ta detyrojë UEFA-n të bëjë ndryshime radikale në këtë garë, të cilat do të fillojnë të aplikohen deri në vitin 2024.

ECA dëshiron ta rinovojë format e kësaj gare, e cila aktualisht i ka tetë grupe të ndara me nga katër klube në fazën e parë. Megjithatë, klubet evropiane dëshirojnë që të formohen katër grupe me nga tetë klube.

Kjo do të thotë që brenda fazës së grupeve do të zhvilloheshin 14 ndeshje, e jo gjashtë. Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm.

24 ekipet të cilave kualifikohen nga këto grupet do të kualifikoheshin automatikisht për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ndërsa klubet e tjera do të garonin për tetë vendet e mbetura.

Për më tepër, The Times raporton se ka shumë gjasa që UEFA t’i dorëzohet kërkesës së klubeve të mëdha të Evropës dhe të lejojë që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të zhvillohen në fundjavë.

Po kaq kontrovers sa propozimi i lartpërmendur, që shkakton telashe për ligat dhe kupat vendore, është edhe propozimi që të mos zhvillohet procesi kualifikues, që do të rezultonte me pjesëmarrje më të ulët të ekipeve më të vogla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme