Nesër nisin çerekfinalet e UEFA Ligës së Kampionëve.
Nesër dhe më 12 prill, ditën e mërkurë, pritet të luhen katër ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadrat të cilat do të ngjiten në gjysmëfinalet, pritet të përcaktohen pas ndeshjeve të kthimit të cilat do të luhen më 18 dhe 19 prill.
Ndërkohë programi i ndeshjeve është si vijon:
Nesër:
Juventus (Itali) – Barcelona (Spanjë)
Borussia Dortmund (Gjermani) – Monaco (Francë)
12 prill:
Bayern Mynih (Gjermani) – Real Madrid (Spanjë)
Atletico Madrid (Spanjë) – Leicester City (Angli)