Liga e Kampionëve: Porto synon t’i hakmerret Liverpoolit

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Gara më prestigjioze e futbollit evropian i kthehet aksionit sonte, kur do të zhvillohen dy ndeshjet e para në kuadër të çerekfinaleve të këtij sezoni.

Sonte në orën 21:00, Liverpooli do të përballet me Porton në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Klubi portugez do të tentojë të hakmerret për disfatën 5:0 që anglezët ia shkaktuar sezonin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Këto dy klube ishin përballur në fazat eliminatore të Ligës së Kampionëve edhe gjatë sezonit të kaluar, kur Liverpooli e fitoi ndeshjen në Portugali me rezultat 5:0, ndërsa ndeshja kthyese në Anfield përfundoi barazim pa gola.

Liverpooli është i pamposhtur në shtëpi që nga shtatori i vitit të kaluar, ndërsa Porto ka pësuar disfatë vetëm dy herë gjatë këtij sezoni.

Klubi anglez u kthye në pozitën e parë në tabelën e Premierligë me fitoren ndaj Southamptonit, mirëpo Jurgen Klopp ka bërë të ditur se gara për titullin e ligës vendore nuk do të ndikojë te ambiciet e tyre për Evropë.

Skuadra e Kloppit nuk mund të rrezikojë në këtë ndeshje, pasi që Porto ka qenë në superformë gjatë kohës së fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme