Ligji i Pagave hyn në fuqi me 5 shkurt, paga më e lartë e Presidentes

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 11:24 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, tha se Ligji i Pagave do të hyjë në fuqi me 5 shkurt, raporton Ekonomia Online.

Dobra ka thënë se Ligji do të mbikëqyret me kujdes në muajt në vazhdim, për gabimet e mundshme.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pagën më të lartë do ta ketë Presidentja (1 890 euro).

“Pas një pune intensive më në fund ligji për paga do të hyjë në fuqi me 5 shkurt. Duke parë keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur në vazhdimësi e kemi parë pse kjo ka dështuar disa herë. Në ditët dhe muajt në vijim ky ligj do të mbikëqyret me kujdes dhe do të shihen gabimet që mund të ndodhin. Në ditët në vijim do të përfundojë ky proces dhe do të ngritën shumë zëra që do të thonë se kjo nuk është e mirë”.

 “Paga më e lartë do të jetë e Presidentes, 1 890 euro. Paga e kryeministrit do të jetë 1 785 euro, aq edhe e kryetarit të Kuvendit. Ajo e ushtarit 588 euro. Paga e mësimdhënësit 588 euro…”

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas mbledhjes së qeverisë tha se ky koificent paraqet rritjen më të madhe të pagave me 105 milion euro.

Të ngjashme