Iniciativa “MOS e DHEZ” organizon konferencën e fundit për këtë vit për media lidhur me mos zbatueshmërinë e “Ligjit për Kontrollin e Duhanit”.
Qëllimi i kësaj konference është paraqitja e gjendjes së këtij sezoni, e cila është shumë shqetësuese, Ligji për Kontrollin e Duhanit, nuk po implementohet, duke filluar nga vetë institucionet e deri tek lokalet, restorantet dhe grupet e tjera të shoqërisë.
Më konkretisht “Ligji mbi Kontrollin e duhanit” ka mbetur në mëshirën e njerëzve me vullnet të mirë, të cilët duan ta respektojnë.
Iniciativa “MOS e DHEZ” gjatë tre viteve të fundit, me mbështetjen e NDI dhe USAID, ka zhvilluar aktivitete të ndryshme me qytetarë dhe institucionet përgjegjëse, për të ngritur vetëdijen në lidhje me pasojat negative të konsumimit të duhanit dhe për sanksionet që parasheh Ligji për Kontrollin e Duhanit.