Ligji për gjuhën shqipe, Xhaferri: Na duhen “gishta” për miratimin e ligjit

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 18:20 | Nga

Talat Xhaferri ende nuk ka vendosur kohën se kur do të vazhdojë debati lidhur me ligjin për gjuhët.

Sipas tij nuk parashikohet së shpejti, por thotë se kur do të jetë momenti do ta caktojë debatin në parlament.

“Është kompetenca ime, kur do t’i vije rendi do ta caktoj, do pritet që të kryet mandati i deputetëve që kanë shkuar për atë punë, sepse tani duhen “gishta” për këtë punë”, u shpreh Xhaferi, për Almakos.

Ai shton se mediat do të ketë informatën në kohë se kur do të vazhdohet, ndërsa nesër do të ketë seancë të re dhe do të shikohet si shkojnë punët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme