Qeveria e Maqedonisë ka dërguar në Komisionin e Venecias përmbajtjen e plotë të Ligjit për gjuhët bashkë me tekstin alternativ të nenit 8 dhe tri dispozitat e tij që kanë të bëjnë me shqipen në bankënota, letrat me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë.
Në letër thuhet që Qeveria pret vlerësim për aspektet e pajtimit të ligjit me standardet evropiane dhe principet e sundimit të ligjit, transmeton Alsat M.
Gjithashtu është theksuar se Ligji i gjuhëve rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit dhe se qëllimi i tij është që të krijojë kornizë të harmonizuar juridike në dispozita ligjore dhe që do të harmonizohet pa cenuar Kushtetutën e Maqedonisë.