Ligji për Prishtinën procedohet në shtator

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 13:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që ligjin për Prishtinën ta procedojë për në Kuvend në muajin shtator. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.

Zëvendëskryeministri Shala, ka prezantuar ndryshim-plotësimin e programit legjislativ të vitit 2016 për Qeverinë e Kosovë.

Programit Legjislativ të këtij viti i janë shtuar 8 projektligje të reja, janë tërhequr dy, ndërsa afati kohor për dorëzimin në Qeveri iu është ndryshuar 10 projektligjeve.

Kabineti qeveritar miratoi edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e Ngrohtores së re të qytetit të Gjakovës.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të cilat preken nga ndërtimi i rreth rrotullimit që lidhë rrugën nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë me rrugën lokale Vushtrri-Gojbulë, zona kadastrale Vushtrri.

Aprovimin e Qeverisë e ka marrë edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare të huas për zbatimin e Protokollit financiar të nënshkruar më 5 korrik 2016, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës. Fondet që do të huazohen përmes kësaj kredie do të shfrytëzohen për ndërtimin e impiantit për përpunimin e ujërave të zeza për komunat Prishtinë, Obiliq dhe Fushë-Kosovë.

Qeveria miratoi edhe nismën për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Hungarisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar, përmes të cilit do të financohen projekte në sektor që Qeveria i konsideron si prioritet.

Është aprovuar edhe nisma për plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjes financiar për IPA 2014 ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Marrëveshjes i është shtuar një shtojcë në formatin e raportimit, e nevojshme për ta raportuar mbi baza vjetore nga ana e Qeverisë, për ecurinë e zbatimit të programit IPA 2014 tek BE-ja.

Plotësim ndryshimi pritet të rris përgjegjësinë e Qeverisë për zbatimin efektiv të fondeve të BE-së në Republikën e Kosovës, konkretisht qëllimi është që Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë përsipër më shumë kompetenca për monitorimin dhe rrjedhimisht edhe raportimin për sa i përket zbatimit të fondeve të BE-së.

Kabineti qeveritar miratoi edhe projekt propozimi për promovimin e vlerave evropiane dhe fuqizimin me shoqërinë civile në kuadër të procesit të integrimit evropian. Projekti do të ketë dy komponentë kryesor, fuqizimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile me qëllim të përfshirjes së tyre në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe ngritjen e informimit të qytetarëve për aspektet e këtij integrimi.

 

Të ngjashme