Ligji për të huajt në Kosovë, Vuçiq thotë se po flasin me evropianët: Mbetet të shihet nëse do të arrijnë të bëjnë diçka

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Sot u bë e ditur nga Kisha Ortodokse Serbe se patriarku Porfirije u ka dërguar letra krerëve të disa shteteve si SHBA’së, Rusisë, Francë, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Papa Leonit në të cilën është ankuar për dy Ligjet e reja që Kosova do të implementojë nga data 15 mars, atë për automjetet dhe për të huajt. Porfirije u ka bërë thirrje ndaj këtyre adresave që të parandalojnë zbatimin e këtij Ligji.

Për këtë letër është deklaruar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit tha se  “është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse e di se çfarë po lihet  dhe se çfarë qarqe ka rreth Vatikanit’’, të cilat sipas tij “po përpiqen të ndryshojnë vendimin e Vatikanit për Kosovën’’.

‘’Mendoj se ka shumë rëndësi që në këtë betejë të madhe, në një mënyrë të vendosur, serioze dhe të përgjegjshme, u përfshi edhe Patriarku dhe Kisha jonë,” tha ai.

Sa i përket zbatimit të dy ligjeve Vuçiç tha se shpreson në ndihmën e evropianëve dhe se është i befasuar nga angazhimi i tyre.

“Sa i përket çështjes, le të presim. Po flasim me evropianët, dhe duhet ta pranoj se jam pozitivisht i befasuar nga angazhimi i tyre. Nëse do të arrijnë të bëjnë diçka apo jo, mbetet të shihet në dy ditët e ardhshme,” tha ai.

Të ngjashme