Lihen pa “emra” dëshmorët e Mamushës

Prishtinë | 16 Kor 2016 | 14:56 | Nga

Kanë kaluar 17 vjet nga vrasja e katër të rinjve shqiptarë nga forcat policore serbe në Mamushë dhe ende mbi varrin e tyre nuk ka as emër. Asnjë shenjë se aty ka varrë nuk shihet dhe varret po rrezikojnë të zhduken.

Aty prehen ata që ndihmuan UÇK-në duke u dërguar ushqim, veshmbathje…, në njësitin e vendosur në fshatin Budakovë.

Varret gjenden pranë gjyshit dhe gjyshes së tyre dhe identifikohen sipas renditjes që janë varrosur gjatë luftës, kur babait të tyre Bajram Sadikut i është dhënë vetëm një orë afat t’i varroste tre nga të vrarët që ishin djemtë e tij, si dhe djalin e vëllait.

Katër varre u hapën shpejt dhe trupat e tyre u varrosën në shpejtësi të mbështjellë me batanije, ashtu edhe siç ishin nxjerrë nga podrumi i shtëpisë së tyre, ku u gjetën të vrarë trupat e tyre pas tri ditësh që dhunshëm u ndanë nga familja, derisa familjarët që u dëbuan nga shtëpia tregojnë historinë rrëqethëse sesi i vranë tre vëllezërit./Zëri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme