Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se nevojiten mbi 12 milionë euro për fillimin e vitit shkollor 2020-2021., raporton Ekonomia Online.
Ministri i këtij dikasteri, Ramë Likaj ka thënë se nga Qeveria e Kosovës kërkon 9 milionë euro, pasi që tha se pjesa tjetër do të sigurohet nga donatorë.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga qeveria aprovimin e masterplanit për fillimin e planit për organizimin e mësimit në kohë pandemie për vitin shkollor 2020-21 dhe përkrahje institucionale dhe financiare për realizimin e suksesshëm të këtij viti shkollor. Shuma e përgjithshme e llogaritura si shpenzime të jashtëzakonshme për vitin e ri shkollor, janë llogaritur të jenë 12 milionë euro, prej të cilave 1 milion euro pritet të mbulohet nga donatorët, ndërsa 1 milion e 400 mijë mbulohet nga kursimet e ministrisë sonë. Prandaj mbetet shuma mbi 9 milionë euro që duhet të sigurohen nga ana e Qeverisë, përkatësisht nga fondi për rimëkëmbje ekonomike”, tha Likaj.