Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova më 11 qershor e ka një rast, ndërsa koalicioni PDK-AAK-Nisma e ka një objektiv.
Në hapjen e fushatës së koalicionit PAN në Prishtinë, Limaj ka thënë se Ramush Haradinaj këtë besim do ta kthejë në një qeveri reformatore me partnerët e tij, raporton Ekonomia Online.
“Ngjallja e shpresës së këtij koalicioni le të jetë që shpresën ta kthejmë në atë për ta transformuar dhe ndryshuar atdheun tonë. Për një Kosovë të dinjitetshme, për një Kosovë të qëndrueshme, ku të gjithë do të ndihen krenarë për atë që kanë bërë dhe do të bëjnë për vendin”, ka thënë Limaj.
“Ne me besim me shpresë me fjalën e dhënë para qytetarëve: do të shkojmë drejt sfidave të reja dhe vendimeve të mëdha me në krye Ramush Haradinajn”, ka thënë Limaj.