Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e Betejës së Koshares.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Limaj ka shkruar se jo betejë i dha një impuls të ri luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Dy dekada më parë në Koshare ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, zhvilluan një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së. Beteja e Koshares kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve”.
“Kjo betejë i dha një impuls të ri luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mundësuar kështu furnizim më të lehtë me armatim. Në këtë 20-vjetor kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në këtë betejë. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar ai,