Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet e shumta me bashkëluftëtarë anekënd vendit, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat të cilat e presin vendin.
Limaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook, se është i jashtëzakonshëm mobilizimi që po sheh ai anekënd vendit në mbrojtje të vlerave më sublime.
“Këtë betejë do ta fitojmë bashkërisht me bashkëluftëtarë dhe njerëzit e mirë të këtij vendi”, ka shkruar Limaj.
I pari i Nismës Fatmir Limaj, në fund të statusit të tij, ka falënderuar pritësin e takimit të sontëm, Shefki Berisha dhe banorët e fshatit Gurbardh, për mikpritjen bujare dhe sipas traditave tona kombëtare.
Postimi i plotë i Limajt:
“Bashkëluftëtarët tanë kudo në Kosovë në përkrahje të projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Sonte me kënaqësi zhvillova një bashkëbisedim të hapur me bashkëluftëtarë për sfidat të cilat e presin vendin.
Është i jashtëzakonshëm mobilizimi që po shoh anekënd vendit në mbrojtje të vlerave më sublime.
Këtë betejë do ta fitojmë bashkërisht me bashkëluftëtarë dhe njerëzit e mirë të këtij vendi.
Falënderoj z. Shefki Berisha dhe banorët e fshatit Gurbardh, për mikpritjen bujare dhe sipas traditave tona kombëtare.”