Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shpalosur projektin për bujqësinë para fermerëve, sot në një tubim në Doberllukë të Vushtrrisë.
Ai tha se e vetmja mundësi për të zhvilluar ekonominë e vendit është investimi i fuqishëm në bujqësi.
Limaj tha se Qeveria e ardhshme duhet të heq dorë nga subvencionet, që më shumë konsiderohen si ndihma sociale dhe të kalohet në investime të fuqishme në sektorin e bujqësisë
Qeveria që ai pret se do të udhëhiqet nga koalicionin PAN, sipas Limajt, në katër vjetët e ardhshëm do të investojë rreth 400 milionë euro.
Ai tha se rajoni i Vushtrrisë dhe Mitrovicës është një rajon ku kultivohet patatja dhe se shesh ka ndodhur që ky produkt nuk është plasuar në treg dhe është kalbur.
Por në Qeverisjen e ardhshme, ai tha se kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Mbrojtja e prodhimit vendor: Ne jemi këtu në një rajon që është i njohur për kultivimin e patates dhe vite më herët kemi parë që duke mos pasur mundësi ta shesin, dhe ose janë kalbur ose është dashur t’i derdhin. Ko nuk duhet të ndodhë më. Ma nuk do të ketë raste dhe këto produkte të kalben”.
“Me qeverinë e re, me angazhimin e Nismës nuk do të lejojmë që bujku i Kosovës të jetë në rolin e jetimit dhe të që tregu i Kosovës të pushtohet nga mallrat e rajonit”, ka thënë ai.