Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e masakrës së Rezallës. Ai ka thënë se dy dekada pas kryerjes së këtyre krimeve makabre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë marrë ndëshkimin nga ana e institucioneve të drejtësisë.
Bashkëkryesuesi i Dialogut, thotë se delegacioni shtetëror nuk do të lë gurë pa lëvizur, derisa të gjendet kryerësit e krimeve.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 20 vjet nga masakra e Rezallës, ku forcat ushtarake e policore serbe kryen një nga masakrat më të rënda mbi popullatën civile shqiptare.
Në këtë përvjetor kujtojmë 98 martirët e kësaj masakre të cilët u vranë mizorisht vetëm pse ishin shqiptarë.
Dy dekada pas kryerjes së këtyre krimeve makabre, kryerësit e këtyre krimeve ende nuk kanë marrë ndëshkimin nga ana e institucioneve të drejtësisë.
Qeveria e Kosovës dhe Delegacioni Shtetëror për Bisedime nuk do të lënë gurë pa lëvizur derisa të gjenden kryerësit e këtyre krimeve dhe ta marrin dënimin e merituar.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!