Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Miroslav Lajçak, përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi.
Limaj ka njoftuar Lajçakun me aktualitetin në vend dhe sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte temë e kësaj bisede.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, z. Miroslav Lajçak.
Biseduam për aktualitetin politik në vend, me sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë.
Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, e informova për zhvillimet politike në vend dhe të njëjtën kohë theksova edhe njëherë nevojën për unitet sa më të gjerë në temat nacionale.
Në këtë kontekst, u bisedua që Kosova të ecë në rrugën e saj në mënyrë që të tejkalohen sfidat që ka para vetës, në fokus të veçantë në rimëkëmbjen ekonomikë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftimin e Nismës