Limaj flet pas përfundimit të rinumërimit: Jemi pjesë e Kuvendit

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i Nismës ka thënë se pas përfundimit të rinumërimt të mbi 1400 vendvotimeve dhe numërimit të të gjitha votave të rregullta, vullneti i qytetarëve të Kosovës u lexua.

Nisma dhe koalicioni i saj do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Tanimë mund të flasim për një rezultat të rregullt zyrtarë. Me këtë rast, falënderojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore! Ashtu siç kemi thënë nga fillimi Nisma dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës falë votes dhe mbështetjes se mbi 42 mijë votuesve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në facebook.

Në fund ai ka uruar të gjithë votuesit e koalicionit NISMA-AKR-PD.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme