Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të bëhen bashkë për çështjen e dialogut me Serbinë.
Sipas tij, gabimet e mundshme do t’i kushtonin vendit e jo individëve apo grupeve të caktuara, raporton Ekonomia Online.
“Ne mund të qëndrojmë vëzhgues e të shikojmë se çka po ndodh e të thojmë inshalla mos po gabojnë, por ai gabim nuk është për ta, është për gjithë vendin. Nga ky proces vendi do të dalë më mirë nëse jemi të bashkuar. Ftesa ime është të bëhemi bashkë”.