Deputeti dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në hollin e Kuvendit se hedhja e gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes është shprehje e pakënaqësisë.
Limaj ka shtuar se demarkacioni do të votohet sot, derisa ka kërkuar nga deputetët të kryejnë detyrën e tyre.
“Është shprehje e pakënaqësisë, me rëndësi është zhvilluar debat shterrues. Jemi në finale të votimit, dihet qartë kush është për e kush kundër. Natyrisht që ka deputetë të pakënaqur”.
Limaj nuk ka pranuar të tregojë se cili është deputeti i 80-të që pritet të votojë pro demarkacionit.
“Sot do të votohet, të mbyllet. Deputetët të kryejnë punën e tyre, të mbyllin këtë temë dhe të fillojnë të merren me tema tjera. 80-shi vjen prej deputetëve të Parlamentit të Kosovës”.