Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për rastin e vrasjes së policit, Sami Thaçi në Zhur të Prizrenit.
“I trishtë lajmi për humbjen e jetës së një polici dhe plagosja e dy policëve tjerë në krye të detyrës nga shpërthimi i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit, gjatë një aksioni policor.
“Askush nuk mund dhe nuk guxon të pengojë Policinë e Kosovës të kryejë detyrën e saj.Bëj thirrje që organet kompetente ta zbardhin këtë rast sa më shpejtë dhe të vënë para drejtësisë kryesit e këtij akti”, shkruan Limaj në Facebook.
Ai ka ngushëlluar familjen e policit që ka ndërruar jetë dhe Policinë e Kosovës, ndërsa të lënduarve i ka uruar shërimt të shpejtë.