Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Mujë Krasniqin dhe bashkëluftetarët e tij në 21-vjetorin e rënies.
Kreu i Nismës ka thënë se Mujë Krasniqi ishte një prej komandantëve më të shquar të UCK-së, i cili ra heroikisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Komandant “Kapuqi” ishte shembull më i mirë i një luftëtari të zottë dhe një prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë sot me pietet një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij, të cilët ranë heroikisht në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Komandant “Kapuqi” ishte shembull më i mirë i një luftëtari të zottë dhe një prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë e vendit. Ata janë themeli i lirisë sonë. Lavdi jetës dhe veprës të komandant “Kapuqit”. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!