Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka akuzuar KQZ-në se e ka humbur integritetin e procesit zgjedhor, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se ka qenë shumë shqetësuese për këtë subjekt mbarëvajtja e gjithë procesit zgjedhor.
“Për të paraqitur shqetësimit lidhur me administrimin e procesit zgjedhorë. Sa ishte në dorën e qytetarëve shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, problemet u shfaqen në administrimin e procesit të votimit. Një nga problemet që u shfaq ishte formulari, kishte defekte serioze dhe krijuan probleme zinxhirore. Për shkak të kësaj KQZ-ja mori vendim të rinumëroj mbi 800 kuti, ne kërkuam të bëhet rinumërimi i plotë dhe kjo çështje të përmbyllej”.
Ai akuzuar KQZ-në për gabime të shumta e shkelje gjatë gjithë procesit zgjedhor.
“KQZ-ja ishte më tepër e shqetësuar për integritetin e institucionit sesa procesit zgjedhorë, ajo me këtë e ka vë në pikëpyetje të gjithë procesin zgjedhorë. Procesin e ka përcjellë papërgjegjësia dhe njëanshmëria, si asnjëherë më parë. Neglizhimi nga ana e KQZ-së për vendimmarrje e ka degraduar integritetin e saj. Ky organ gjatë këtij procesi ka qenë në situatë kaotike”, tha ai, raporton EO.
“KQZ-ja duke mos marrë vendime për votat e ardhura nga Serbia dhe diaspora, në vazhdimësi e ka shkelur ligjin dhe kjo ka ardhur si rezultat që Gjykata Supreme ta ndryshoj ligjin zgjedhor. Jemi në dilema se me çfarë ligji jemi duke e administruar procesin zgjedhor. Nga kjo na ka ardhur një situatë kaotike ku ka dëmtuar procesin zgjedhor. Ne si subjekte nuk mbajmë mend një situatë të tillë, është krijuar një pasiguri juridike. Do të vi një moment ku ne do t’i adresojmë këto shqetësime, heshtja në institucion dhe veprimet joligjore kjo tregon që këto janë veprime të qëllimshme. Ne me kohë do t’i denoncojmë të gjithë shkelësit e ligjit”, tha Limaj, raporton EO.
Limaj i pyetur nëse do të kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve as nuk e ka pohuar as mohuar këtë.
“Tani për tani nuk e kemi të qartë çfarë është duke ndodhur”.