Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi qeveria serbe ka vendos të fus në karantinë komunat veriore të Kosovës.
Limaj ka thënë se ky veprim është cënim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i Nismës ka thënë se veriu dhe cdo pjesë e Kosovës, mund të izolohen, vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë.
Limaj e ka vlerësuar si shqetësuese edhe heshtjen e kryeministrit në largim duke u sjellë sikur nuk ka ndodhë asgjë.
Postimi i plotë:
Futja në karantinë e komunave veriore të vendit me vendim të qeverisë serbe është cenim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit të Kosovës.
Veriu dhe çdo pjesë e Kosovës mund të izolohet vetëm me vendim të institucioneve të vendit, nëse paraprakisht vlerësohet se është e nevojshme një gjë e tillë.
Shqetësuese është edhe heshtja e kryeministrit në largim duke u sjellur sikur nuk ka ndodhur asgjë.