Limaj kujton Tahir Sinanin: Atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar luftëtarin nga Tropoja, Tahir Sinanin. Limaj i cili në luftë mbante nofkën komandant “Çeliku”, ka shkruar fjalë të mëdha për Sinanin duke e quajtur si një nga komandantet më të shquar të UÇK-së.

“Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Si patriot i madh dhe njohës i mirë i artit luftarak, ai i dha shpirt e zemër luftës së UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Më tutje, kreu i Nismës shkruan se është krenar që në rrugëtimin për lirinë e vendit kishte përkrah një burrë dhe strateg si Tahir Sinani.

Shënimi i plotë i Limajt:

Sot përkujtojmë me pietet luftëtarin e madh nga Tropoja, bashkëluftëtarin tim dhe një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Sinani.

Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Si patriot i madh dhe njohës i mirë i artit luftarak, ai i dha shpirt e zemër luftës së UÇK-së.

Krenar që në rrugëtimin tonë për lirinë e vendit përkrah kisha një burrë dhe strateg si Tahir Sinani.

I paharrueshëm qoftë kujtimi për Tahir Sinanin!

FL

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme