Limaj: Kuvendi e Qeveria formohen javën tjetër

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 14:36 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë deri në fund të javës tjetër Kosova do të ketë të formuar institucionet, Kuvendin e Qeverinë, raporton Ekonomia Online.

“Më 24 gusht është kërkuar nga ne që të mbahet seanca. Ne presim që në këtë seancë të fillohet përfundimisht formimi i institucioneve”.

“Nuk ka rol në zgjedhjen e kryeparlamentarit sepse ajo është thjesht çështje procedurale. Shumica bie në shprehje kur të vjen fjala për formimin e Qeverisë. Unë jam optimist që deri në fund të javës që vjen Kosova ta ketë edhe Kuvendin edhe Qeverinë”, ka thënë Limaj.

Këto komente Limaj i bërë në konferencën për media ku kësaj partie iu bashku ish-deputeti i PDK-së, Shkuri Buja.

 

Të ngjashme