Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se e ka pikëlluar lajmi për vdekjen e dy qytetarëve të Kosovës të prekur nga COVID-19.
Kreu i Nismës i ka shprehur ngushëllime familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit.
“Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës”.
Postimi i plotë i Limajt:
Me pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e dy qytetarëve tanë të prekur me COVID- 19.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit. Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës.
Bëj thirrje të gjithëve që ta marrin më me seriozitet situatën dhe të respektojnë në maksimum udhëzimet e institucioneve shëndetësore dhe jo vetëm.
#RriN’shpi