Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili, po ashtu, është pjesë e koalicionit, PDK-AAK-Nisma, gjatë ditës së sotme ka përkujtuar 18-vjetorin e rënies së pjesëtarëve të UÇK-së, Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha.
“18 vite më parë, në luftime ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, nën emblemën e shenjtë të UÇK-së ranë për lirinë e Kosovës bashkëluftëtarët e mi: Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha”, ka shkruar Limaj në rrjetet sociale.
Ai ka kujtuar rënien heroike të tyre duke thënë se amanetin e tyre do ta çojë në vendin e duhur.
“Sot, kujtoj me pietet fytyrat e tyre të ndritura, atdhedashurinë dhe rënien e tyre heroike. Gjithsesi duke besuar fuqishëm në amanetin e tyre, unë do të punoj në ndërtimin e shtetit të Kosovës, për një të ardhme më të mirë. Ibrahim, Ejup, Kujtim e Milaim, ju jeni vetë liria e Kosovës”.