Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 22 vjetorin e rëniës së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Limaj ka thënë se Mujë Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së.
“Në këtë përvjetor si çdo ditë tjetër, kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”. Pikërisht në përvjetorin e rënies së Mujës, sot shënojmë edhe dy vjetorin e formimit të Ushtrisë Kosovës”.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Mujë Krasniqi ishte një nga celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së.
Në këtë përvjetor si çdo ditë tjetër, kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”.
Pikërisht në përvjetorin e rënies së Mujës, sot shënojmë edhe dy vjetorin e formimit të Ushtrisë Kosovës.
Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë.
Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë para 22 vitesh, Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!