Nisma për Kosovën ka mbajtur tubimin elektoral në Ferizaj ku ka shpalosur planin për kulturë e sport, raporton EkonomiaOnline.
I pari i këtij subjekti politikë, Fatmir Limaj ka thënë se ka ardhur koha që njerëzve që kanë kontribuar në vlerat historike të vendit tonë t’i shpërblejmë.
“Duke respektuar e duke kujtuar me qindra njerëz, burra dhe gra që në kushtet më të vështira kanë kontribuar në mënyrë të shkëlqyeshme e ka kanë ushqyer me muzikën tonë dhe artin tonë e obligimi jonë është që me i vlerësuar ata njerëz”, ka thënë Limaj.
Deri sa ka vazhduar të thotë se për kulturën e sportin duhet të flasin njerëzit kompetentë për këtë punë, raporton EO.
“Ne nuk kemi ardhur këtu që me ju shit juve mend që kemi program për kulturë e sport, sepse për kulturë e për sport duhet të flasin njerëzit e kulturës dhe të sportit sepse askush më mirë se ata nuk e dinë këtë punë e krejt neve çka na mbetet është që t’iu qëndrojmë mbrapa dhe t’i përkrahim”.
“Këto ditë bash nuk keni dëgjuar duke fol për kulturë dhe për sport. Ka pasur shpalosje të programeve të ndryshme, por për kulturë dhe sport nuk kam dëgjuar që është folur shumë”, tha Limaj.
Ai tha se nëse Nisma merr nën drejtim Ministrinë e Kulturës, atëherë pa asnjë dyshim që njerëzit që vijnë nga bota e artit do të emërohen aty.
Ndërsa, Besnik Berisha, kryetar i Degës së Nisma në Ferizaj, ka premtuar mbështetje për kandidatët e Nismës.
“Unë si kryetar i degës dhe ekipi jonë, mbështetësit e Nismës, fuqimisht do t’i mbështesim kandidatët për deputet. Edhe pse Ferizaj nuk ka kandidat kësaj radhe, mirëpo ne fuqimisht i besojmë kandidat, sepse këta do të jenë zëri i fuqishëm për Ferizajn, por edhe më Kosovë. Kështu që do ta keni mbështetjen tonë delegatë të nderuar”, tha Berisha.