Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR, Fatmir Limaj, ka vizituar qytetin e Klinës, ku para simpatizantëve të kësaj partie ka shpalosur prioritetet e Nismës në qeverinë e ardhshme.
“Vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, investimet e fuqishme në bujqësi, reformat në drejtësi, paketa sociale dhe qasje ndryshe ndaj diasporës”, janë disa nga prioritetet e tij për qeverinë e ardhshme.
“Në qytetin që ndër vite i ka kultivuar vlerat kombëtare, në Klinë, para strukturave të Nismës shpalosa disa nga prioritetet e Nismës për qeverinë e ardhshme.
Vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, investimet e fuqishme në bujqësi, reformat në drejtësi, paketa sociale dhe qasje ndryshe ndaj diasporës, do të jenë prioritetet kryesore tona. Edhe në Klinë pashë gatishmëri dhe entuziazëm për ta mbështetur projektin tonë Bashkë për Shtetin!
Jam i bindur që projekti ynë, që ua kemi ofruar qytetarëve, është më i mirë, sepse ne duam t’i bashkojmë njerëzit me energji pozitive që duan të kontribuojnë për vendin. Ftoj qytetarët e Klinës ta mbështesin kandidatin tonë për deputetë nga kjo komunë, Muhamet Gashin dhe kandidatët tjerë për deputetë nga radhët e Nismës.Bashkë për Klinën! Bashkë për Shtetin!”, ka shkruar Limaj në Facebook.