Limaj: Ne sot kemi bërë Serbinë vendimmarrëse në Kosovë

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 12:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fatmir Limaj në “Fol Hapur”, tha për zgjedhjet në Drenas se aty po frynë një erë e re.

Sipas tij rezultatet e 4 dhjetorit kanë treguar që qytetarët janë të gatshëm të ndëshkojnë ata që qeverisën për këto vite atje e duke mos dhënë llogari.

“Ndryshimi që po vjen në Drenas është reflektim i gjendjes së përgjithshme në vend. Normalisht se shteti është duke kërcënuar dhe frikësuar qytetarët. Ndryshimi do të ndodh të dielen”, tha ai, raporton lajmi.net

Ndërsa për murin në veri Limaj ka thënë se krejt çka po ndodh tani, është rezultat i marrëveshjes së 19 prillit nga bisedimet në Bruksel.

“Kosova është vënë në një pozicion të vështirë nga ato bisedime që në fillim u tha do të jenë teknike. Ky dialog i ka sjell dëme të mëdha vendit, e ka sjellë fusnotën, asociacionin, ndarjen e gjykatave e shumë të këqija”, tha ai ndër të tjera.

Sipas tij, muri në veri përfundimisht e ndan vendin duke bërë që në atë pjesë të formohen institucione vetëqeverisëse.

Limaj tha se serbët kanë qenë më të integruar dhe më të gatshëm për bashkëpunim para vitit 2011 kur kanë filluar bisedimet.

“Dialogu ka filluar me vetë ofrim nga pala kosovare. Nuk jemi kundër dialogut me shtetet fqinje por duhet të ketë agjendë. Ne sot kemi bërë Serbinë vendimmarrëse në Kosovë”, tha ai.

Ndërkaq, për sa i përket demarkacionit, ai tha se qeveria ka vënë kurth për demarkacion dhe kanë kërkuar që të qitet si kusht për vizat.

“Demarkacioni me të gjitha vendet e rajonit është shumë i rëndësishëm. Mendoj që tërë përgjegjësia për ato pamje kundërshtuese dhe për mos liberalizimin e vizave e ka ky pushtet”.

Limaj tha se marrëveshja për demarkacionin që është diçka e keqe dhe për këtë fajin e ka qeveria.

“Nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri për të diskutuar pikat e kontestuara nga Kosova, do të shkojë në arbitrazh duke marr si shembull rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë”.

Për kodin telefonik që sot ka publikuar ITU-ja, ka thënë se në 2008 u është “ofruar me një kod gjeografik i cili ka një fusnotë dhe pronare e së cilës është Serbia”.

“Ka edhe raste tjera në Evropë kur jepen kode për një regjion të caktuar”, ka deklaruar Limaj.

Të ngjashme