Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është pritur në takim nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Takimi ka për qëllim konsultimin për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë.
I pari i shteti ka takuar kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq si dhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.