Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të duhej të zgjidhte krizën politike që shkaktuan dorëheqjet e serbëve nga institucionet, e jo të organizoheshin zgjedhje, epilogu i të cilave dihej.
“Serbët e Kosovës në vazhdimësi kanë qenë viktimë e instrumentalizuar qe sa dekada, dhe ende e kanë këtë problem nga Beogradi. Në shumë raste ne në Kosovë me veprimet tona, ia kemi mundësuar Beogradi. Qytetarët kanë mbetë në mes dy zjarreve. Vazhdon ajo situatë e rëndë për ta. Agjendat e këtyre njerëzve kanë fituar. Kjo është rruga me e mirë e Kurtit për të heq dorë nga pjesa veriore e Kosovës. Zgjedhjet nuk janë në vetëvete demokratike, vetë mbajtja e tyre. Nuk është detyrë ligjore e demokratike e zgjedhjeve edhe mori kush mori pjesë”, tha Limaj.
Sipas tij, kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq do të vazhdojnë me agjendat e tyre politike dhe mashtrimin ndaj qytetarëve të veriut.
“Ka humbur qytetari i Kosovës, ka humbur demokracia. Ka humbur mundësia e integrimit, të bashkëjetesës, qytetaria. Përderisa kanë fituar edhe Kurti besoj edhe Vuçiqi, ata do të vazhdojnë agjendat e tyre politike, vazhdojnë tensionin e mashtrimin e të dyja palëve. Në Beograd Vuçiqi shpalli triumf të unitetit historik serb, e Kurti këtu shpall fitore të shtetit dhe demokracisë.”, tha Limaj në Kanal 10.