Limaj në zyrën e Ramës pasi komentoi vizitat e kryeministrit shqiptar në Hagë

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur në zyrën e tij në Tiranë, kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.

Duke publikuar fotografinë, Rama ka shkruar fjalinë e njohur “LIRIA KA EMER”, duke treguar se e piu një kafe me Limajn.

Në një emision në Shqipëri së fundmi, Limaj u cyt që të dilte kundër Ramës. Ai u pyet se pse Rama nuk e kishte vizituar sa kishte qenë në paraburgim në Hagë, ndërsa sot po angazhohet jo vetëm për t’i vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët që po mbahen në paraburgim.

“Shyqyr bre Çim që ka shku. Shyqyr. Mirë që po shkon. Më mirë vonë sesa kurrë. S’ka gajle që s’janë kanë në kohën time. Shyqyr që po shkojnë. Unë i gëzohem kësaj. Mirë është me shku. Nuk e di sa e ndihmojnë a e dëmtojnë, por duhet të jenë të kujdesshme këto vizita”, tha Limaj.

Të ngjashme