Limaj nga Malisheva premton mbylljen e dialogut me Serbinë, thotë se Kosova do të dalë fituese

Malishevë | 30 Sht 2019 | 19:46 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka mbajtur tubimin elektoral në Malishevë. Mijëra qytetarë kanë pritur në mënyrë madhështore kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj dhe kandidatët për deputetë, raporton Ekonomia Online.

Limaj tha se do t’i qëndroj besnik fuqishëm gjithë Malishevës.

Ai theksoi se do ta bashkojë Kosovën për shtetin në shërbim të qytetarëve të vendit.

“Me ju bashkë e kemi filluar këtë rrugëtim në kohën kur Llapusha ishte lërë anash nga pushtetarët. Po e nisim një Malishevë e nuk do të ndalemi gjithë Kosovën. Virtytet e njerëzve të mirë të këtij vendi, odave, pleqve tonë ta rikthej në mirësjelljen tonë. Llapusha ka qenë gjithmonë e hapur për ne. Llapusha gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe vazhdon të mbaj fjalën. Andaj ne e mbajmë marrëveshjen dhe nuk i lëmë njerëzit në rrugë. Ne po vazhdojmë së bashku për këta djem dhe vajza , vazhdojmë t’i mbajmë fuqishëm, do ta mbajmë fjalën për angazhimet tona. Ne do të jemi në mbështetje për pensionerin, të riun, të ardhmen e Kosovës”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/410330423226262/

“Unë dua që deputeti im atje me fol për hallin e një familje dhe jo me shpif për koleget në Parlament. Dua një ministër që zgjedh problemet dhe jo një që rrinë në zyre. Ne do ta bashkojmë Kosovën anë kënd bashkë për shtetin për të ndërtuar këtë shtet që të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit. Burimi i fuqisë time janë vendlindja ime, gjithmonë i kam pasur mbrapa dhe vazhdojnë ti kem mbrapa. Nuk ka gjë më të rëndësishme për një njeri që ta ketë mbështetjen e vendlindjes, andaj unë e kam, e kam pasur dhe do të mbështesë përherë Malishevën. Kemi dalë bashkë në dhimbje e gëzime dhe përsëri do të vazhdojmë së bashku për shtetin”, tha Limaj.

Limaj ka përmendur projektet mbas 10 vjetwve të cilat ai i ka realizuar, e të cilat siç tha ai janë kritikuar.

Limaj deklaroi se subjektet tjera politike e kanë parë dështimin e tyre dhe po ju kthehen zanatit të vjetër, por sipas tij, me mashtrime nuk mund të funksionoi shteti.

“10 vjet mbas neve janë projektet për autostrada, tonë këto vite janë mbrapa neve. Me mashtrime nuk merret besimi i qytetarëve, me rrena nuk shkojnë këto punë. Ata e knë parë që janë tu hup, e ju knë kthye zanatit të vjetër. Ne kemi ditur të mbajmë premtimet dhe kështu do të vazhdojmë edhe me tutje”, ka thënë Limaj.

Limaj ka folur për vizionin e tij si kreu i Qeverisë, i cili premtoi mbylljen e dialogut me Serbinë, mbështetje për fermerët, si dhe përkrahje të pakontestueshme për ndërmarrjet në hapjen e vendeve të reja të punës.

Kreu i NISMA-së, tha se Malisheva është me e fuqishme se kurrë.

“Do ta mbyllim dialogun me Serbinë, dhe nuk do të ketë marrëveshje përpos asaj që Kosova do të del fituese. Fermerët e bujqit tanë do të jetë e para e provizionit tonë. Me ju do të arrijmë objektivat tona të përbashkëta. Vijnë disa mashtrues dhe kërkojnë votën. Ne do të vazhdojmë të mbështesim ndërmarrjet e vogla e të mesme për të hapur vende të punës. Frikohen të dëgjojnë por dua ta theksoj që 27 mijë njerëz janë trajtuar nga ne për një vit e gjysmë. Në Prishtinë janë takuar shumë pazargji që nganjëherë e kanë gjetur mesin tonë, dhe e kanë vetëm një shqetësim se si me na heqë fuqinë nga Malisheva. Pas përfundimit të infrastrukturës rrugore të cilëve i ka ranë ndërmend tash. Malisheva sot në 2019 është edhe me e fuqishëm. Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje por do të vendoset për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Limaj, raporton EO.

Kryetari i Nisma-s në Malishevë, Ragip Begaj, tha se ia kanë borxh këtij vendi dhe gjithë atyre që sakrifikuan për Kosovën që të punojnë dhe t’ia kthejnë dinjitetin vendit.

“Jam shumë mirënjohës për përkrahjen që na keni dhënë do të jemi gjithmonë bashkë me juve. Ia kemi borxh këtij vendi sepse ju keni sakrifikuar për neve. Urime fitorja e Malishevës dhe e gjithë juve”, tha Begaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtarë, Jakup Krasniqi, tha se qytetarët duhet t’i thonë jo mashtrimit dhe atyre që dëmtuan vendin me dekada.

Siç tha ai, sovrani me 6 tetor duhet të bëhet bashkë për shtetin.

“Dita e zgjedhjeve është dita më demokratike sepse shteti sovran duhet të vendos për pushtetin i cili bëhet nga ju. Në këto momente shumë të rëndësishme për Kosovën, secili prej nesh ka përgjegjësi për të ardhmen, familjen. Me votën e tyre do të vendoset për timonin për katër vitet e ardhshme. Pushteti i ardhshëm është në duart e juaja, se kujt ia adresoni votën, jo për njerëzit që me dekadë dëmtuan vendin. Ata që besuan me besimin tuaj nuk do të mbajnë fjalën as në të ardhmen. Qytetarët duhet ti thonë jo mashtrimit. Me 6 tetor është dita kur sovrani duhet të behet bashkë për shtetin”.

“Bashkë me shtetin në krye me Fatmir Limajn është ardhmëria e këtij vendi. Të gjithë qytetarët për Fatmirin kryeministër. Ky fat për Malishevën për Kosovën dhe qytetarët tanë është numri 122. Sot ju uroj fitoren e Nismës dhe kryeministrit Fatmir Limaj”.

Të ngjashme