Zëvendës Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, përmes një shkrimi në faqen zyrtare ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, shkruan EkonomiaOnline.
Limaj në shkrimin e tij ka thënë se, Shabani do të mbetet përherë në kujtesë si njeri që ka kontribuar në promovimin dhe ngritjen e prodhimeve të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
I trishtë lajmi për vdekjen e hershme të mikut tim, ish-kryetarit të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si njeri punëtor i cili kontribuoi shumë për promovimin dhe ngritjen e prodhimeve të Kosovës. Ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shabani, Klubit të Prodhuesve, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur atë. Prehu në paqe miku im! , ka përunduar limaj.