Limaj: Nisma po bëhet gati, e vetme në zgjedhje

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një prononcim të dhënë për Gazeta Blic ka folur për situatën politike dhe zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, nga posti i shefit të Qeverisë.

Ai ka theksuar se partia e tij është duke u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme paralamentare, dhe pret që presidenti Thaçi sa më parë të nis konsulltimet me partitë politike për caktimin e datës.

Limaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që Nisma të hyjë në koalicione parazgjedhore, derisa ka bërë të ditur se ata janë duke punuar që të hyjnë edhe si parti e vetme.

“Ne jemi duke punuar shumë që të hyjmë edhe si e vetme në zgjedhjet e reja”, ka theksuar i pari i Nismës në një prononcim për Gazeta Blic.

Ndryshe, që nga koha kur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, si i dyshuar, të gjithë partitë janë shprehur të gatshme për zgjedhje të reja.

Mirëpo, Gazeta Blic ka raportuar edhe dje se presidenti Thaçi dhe PDK nuk janë të gatshme për zgjedhje.

Derisa i pari i vendit, nuk po preferon zgjedhjet për shkak të negociatave me Serbinë duke kërkuar një qeveri të re që e largon taksën ndaj mallrave serbe, në anën tjetër, PDK u friksohet zgjedhjeve për shkak se po dalin keq në sondazhe.

Të ngjashme