Limaj: Një koalicion i sinqertë PDK-NISMA i fiton zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Lima, ka thënë se nëse do të ketë një koalicion NISMA-PDK, koalicion i vendosur dhe i sinqertë dhe me objektiva të qarta i fiton zgjedhjet.

Limaj ka përsëritur se një koalicion i mirëfilltë, me zemër dhe i fuqishëm dhe me këtë kauzë për vlerat kombëtare dhe ngjalljen e shpirtit tonë kombëtar, në bashkimin e energjive pozitive të këtij vendi ku po rrezikohen këto vlera, koalicioni NISMA-PDK i fiton zgjedhjet.

Limaj, në një nga televizionet lokale në Malishevë, ka thënë se NISMA Socialdemokrate dhe unë si drejtues i saj jemi të gatshëm për partneritete dhe si e tillë do të vazhdoj të jetë në skenën politike, por ne nuk jemi subjekt që fshihemi apo punojmë për interesin e një individi.

“Konsideroj që në këtë situatë në të cilën jemi, ajo që i ndihmon më së shumti Kosovës është jetësimi i një projekti të madh për mbrojtjen e vlerave kombëtare, sepse nuk ka asnjë logjikë të sakrifikohet një vizion i madh për interesin e një individi.”

Limaj gjithashtu ka thënë se qëndrimi dhe oferta e Nismës Socialdemokrate është për të bashkuar identitetet partiake për një objektivë të vetme, mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Të ngjashme