Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur rreth procesit zgjedhor në Komunën e Drenasit.
Ai ka thënë se qytetarët kanë dhënë një shembull se nuk është Drenasi ai i mëparshmi.
Limaj ka theksuar se nuk ka fituar vetëm Drenasi, por ka fituar edhe demokracia në Kosovë.
Ai ka falënderuar qytetarët për besimin që ja kanë dhënë kandidatit të Nismas, Isa Xhemajlajt.
“Ajo që ka ndodhur dje në Drenas, 55% kanë votuar për ndryshim, udhëheqës i këtij procesi është kandidati ynë. I shpreh mirënjohje kandidatëve që kanë kërkuar votën e ndryshimit dhe duhen të ndihën fitues, sepse ja kanë dhënë një mundësi Drenasit për ndryshim”, ka thënë ai.
Limaj ka theksuar se të gjithë do të jenë së bashku për ndryshime në komunën e Drenasit.
Ndërsa, kandidati për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, theksoi se përkundër kërcënimeve, shantazheve e joshjes së pushtetit, qytetarët e votuan ndryshimin.
“Faza tjetër e dytë do të përfundojë me ndryshime në Drenas”, ka theksuar ai.