Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në takimin me strukturat drejtuese të Nismës për rajonin e Dukagjinit, tha se dega në Gjakovë në të cilat janë sot është një degë mjaft e konsoliduar.
“Tash e një vit ne si parti jemi angazhuar në parlament e qeveri falë aktivistëve tanë edhe në Dukagjin për të pasur partinë sot në qeverisje. Pa juve dhe angazhimin tuaj sigurisht ne nuk do të ishim të flisnim për NISMA-n në qeveri dhe parlament”, tha ai.
“Grupi parlamentar i yni ka shpëtuar situata të vështira Kosovën, ka bashkuar rrugët parlamentare dhe ka shty procese në parlament të vazhdohet të bëhet fryma socialdemokrate në parlament e çdokund”, tha ai.
Limaj tha se partia e tij nuk ka dhënë fjalë të mëdha e të kota.
“Ne kur japim ide politike, japim me kujdes aty ku duhet me mbërri, nuk kemi dhënë fjalë të mëdha dhe të kota, por orientimin tonë e ku e kemi pasë aty kemi shku”, tha ai.
“Kemi thënë me NISMA-n në qeveri dhe NISMA tani është në qeveri”, shtoi Limaj.
“Kemi vështirësi shumë në të gjitha ministritë që drejtojmë, disa i kemi të trashëguara këto probleme, por këto nuk janë arsye, angazhimi që kanë marrë kolegët tanë nuk e kanë të lehtë dhe me i vu gjërat siç duhet për shkak të gjendjes që kanë gjetur, por ne jemi aty për t’iu ndihmuar”, tha Limaj.
Ai theksoi se NISMA nuk kënaqet me rezultate individuale, por e preferon frymën e kolektivit.
“Nuk duhet të kënaqemi me rezultate individuale, nuk është punë individuale, NISMA duhet të fusë frymën e kolektivit dhe jo të individit”, tha ai.
Sipas Limajt, kjo parti ka nevojë dhe dëshiron të bëjë punë ekipore.
“Ato që merren vendime në Prishtinë, dialogjet dhe diskutimet që kemi atje, me ardhë në kryesi të vendeve dhe me i thënë anëtarëve të kryesisë, vetëm ashtu forcohet partia dhe jemi në ngjarje të zhvillimeve që ndodhin në vendin tonë”, tha Limaj.
“Askush nuk ka pritë që për 4 vite jemi këtu, jemi sepse kemi punuar lirë, kemi punu bashkë dhe nuk i kemi lëshuar krahun njëri-tjetrit. Kemi bashkëpunuar sepse ka qenë e nevojshme për këtë frymë politike në Kosovë”, shtoi Limaj.
Limaj në këtë aktivitet parashikoi që së paku 2 deputetë nga ky regjion duhet të zgjedhen në zgjedhjet e ardhshme, raporton EO.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi tha se ky vend ka frymë socialdemokrate dhe këtë duhet ta përçojnë edhe te njerëzit e tjerë edhe më tej.
“Jam i bindur që në trevën në të cilën jemi, edhe në qytetet dhe qytetëzat tjera përveç Gjakovës kanë një frymë të lindur socialdemorakte për këtë frymë socialdemokrate janë socialdemokratët ata të cilët duhet ta përçojnë në të gjithë ata njerëz që i njohin parimet socialdemokrate i mbështesin dhe janë në programet e socialdemokrates”, tha Krasniqi.
“Ne të gjithë e dimë që gjatë këtyre viteve në Kosovë kanë udhëhequr parti politike të orientimeve të djathta dhe të gjithë po e shohim se ku ka arritë Kosova, zhvillimi ku është niveli i parimeve socialdemokrate dhe ku është niveli i solidaritetit në shoqërinë tonë”, shtoi ai.
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, tha se këto takime kanë qëllim t’i funksionalizojnë strukturat e degës dhe të njihen në mes vete për më shumë bashkëpunim.
“Është një projekt që partia e ka paraparë që këto takime të jenë takime pune, në funksion të rrjetizimit të strukturave të njerëzve dhe njohja reciproke sepse jemi parti në shtrirje me hyrje e dalje dhe kemi nevojë të njihemi me njëri-tjetrin me regjione dhe ata që bëhen pjesë e NISMA-s”, tha Sherifi.
Drejtuesi i NISMA-s dega në Gjakovë, Fazli Hoxha, tha se ky takim i sotëm me strukturat drejtuese të NISMA-s ka për qëllim diskutimin në lidhje me sukseset e NISMA-s bashkërisht me strukturat dhe degat e saja në qytetet e ndryshme.
“Jemi së bashku për të diskutuar për aktualitetin politik në vend dhe të ndajmë sukseset politike që kemi në kuadër të qeverisjes qendrore ku roli i kyç i NISMA-s është në zgjidhjen e temave qendrore dhe në shtytjen përpara të arritjes së unitetit në të mirën e qytetareve të Kosovës”, tha Hoxha.